1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

DASh shpall Altin Dumanin kampion të antikorrupsionit

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin kampion të antikorrupsionit.

Ishte sekretari Antony Blinken që ndau çmimet për 10 kampionët në të gjithë botën pikërisht në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit. Ai tha se Dumani drejton një strukturë të re, ndërsa ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale.

“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”.

Sekretari Blinken dha edhe një mesazh për luftën kundër korrupsionit duke thënë se sistemi “non grata” do të vazhdojë për të gjithë ata që sfidojnë drejtësinë.

“Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëazakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”.

Që nga viti 2021, departamenti amerikan i shtetit ka vlerësuar 43 persona për përpjekjet e tyre për të mbështetur demokracinë dhe për të promovuar llogaridhënien në vendet e tyre./tch

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit