Darwin Nunez është dënuar me pesë ndeshje nga CONMEBOL pasi u hodh në turmë gjatë një përleshjeje mes tifozëve të Uruguait dhe Kolumbisë.
Rodrigo Bentancur i Tottenham gjithashtu është dënuar me katër ndeshje, por asnjë pezullim nuk do të ndikojë në përshtatshmërinë e tyre në nivel klubi.
Skenat e shëmtuara ndodhën pasi skuadra e Uruguait e Nunez humbi 1-0 në gjysmëfinalen e tyre në Copa America.
Mësohet se sulmuesi i Liverpoolit, Nunez u ngjit në tribuna në një përpjekje për të mbrojtur familjen e tij.
Ai gjithashtu u përpoq të hidhte një karrige të palosshme, por një roje sigurie ndërhyri për të siguruar që ai të mos godiste askënd.
Nunez gjithashtu është gjobitur me 20 mijë euro. Tre lojtarë të tjerë të Uruguait janë suspenduar me tri ndeshje – Mathias Olivera, Ronaldo Araujo dhe Jose Gimenez.
Nunez do të mungojë në miqësoret e ardhshme të Uruguait kundër Guatemalës, por më e rëndësishmja katër ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Paraguait, Venezuelës, Perusë dhe Ekuadorit.