“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet për Andorrën

- Advertisement -

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, të mërkurën kanë zhvilluar stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Andorrës.

Përballja ndërmjet Kosovës dhe Andorrës, do të zhvillohet të dielën nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe në këtë seancë stërvitore, u punua me përkushtim, disiplinë të lartë dhe ritëm të mirë, ku selektori Franco Foda po bën gati ekipin për këtë miqëosre.

Duhet theksuar se atmosfera në kampin e “Dardanëve” mbetet shumë pozitive, një sinjal ky i rëndësishëm se të gjithë futbollistët janë gati të luajnë në stadiumin e kryeqytetit.

Kjo është konfirmuar edhe nga mbrojtësi Ron Raqi, i cili ka thënë se tashmë kanë lënë prapa humbjen nga Çekia dhe po mendojnë për ndeshjen kundër Andorrës.

Megjithatë, gjatë stërvitjes së sotme, portieri Arijanet Muriq ka ndjerë një shqetësim muskulor  dhe se do ti nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara për të parë nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz.

“Gjatë stërvitjes, portieri Arijanet Muriç ka ndier shqetësim në muskujt e kërdhokullës së djathtë. Stafi mjekësor i Kombëtares do t’i kryejë ekzaminimet e nevojshme për të konstatuar nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim që mund ta lë jashtë fushës”, ka shkruar FFK-ja në njoftim.

“Dardanët” do të vazhdojnë me përgatitje, ku stërvitjen e radhës do ta mbajnë të enjten, gjithashtu në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

kryeqytet.

Të ngjashme

Të fundit