16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Dardanët presin në “konak” një grup të shqiptarëve nga Novi Pazari: “Ata nuk e harrojnë prejardhjen e tyre”

- Advertisement -

Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” kanë pritur sot në fanclubin e tyre një grup të shqiptarëve nga qyteti i Novi Pazarit, në ditën kur Kosova luan kundër Bjellorusisë, në takimin e fundit kualifikues për “Euro 2024”.

Ishte kryetari i tifogrupit kosovar, Lulzim Berisha që publikoi një fotografi me mysafirët nga Novi Pazari, në llogarinë e tij në Facebook.

Berisha theksoi se ata nuk e kanë harruar prejardhjen e tyre, pavarësisht se vijnë nga qyteti që është në territorin e Serbisë.

Postimi i plotë:

Sot, ishte nje kenaqesi e veçante per mua si kryetar i Dardaneve t’i pranoja ne konakun tone nje grup te shqiptareve nga Pazari i Ri para ndeshjes se fundit te kualifikimeve te sivjetshme qe e luajme kunder Bjellorusise.

Shqiptare me rrenj, shqiptare me zemer dhe shqiptare qe nuk e harrojne prejardhjen e vet. Kosova eshte vend qe nuk harron sakrificat me breza te tera te shqiptareve nga Sanxhaku i Pazarit. Duke ndejtur afer tyre ne fanclub’n tone zyrtar ishte nje privilegj qe na mbushi perplot emocione. Kosova eshte shtepia e shqiptareve te Pazarit te Ri dhe tere shqiptareve qe ana e erret e historise i la ne territorin e sotem te Serbise.

Ketu u buron organikisht fryma dhe ideali. Padrejtesisht gjenden jashte kufijve administrative te Republikes sone, por ne konsiderojme qe shpirterisht nuk ka kufi apo ndalese tjeter qe mund te na ndale per t’i qendruar afer njeri-tjetrit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit