11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dardanët kërkojnë përfaqësues në çdo pëllëmbë të vendit për shpërndarjen e biletave

- Advertisement -

Tifogrupi i Kosovës, Dardanët kanë dalë me një njoftim duke thënë se do rrisin përfaqësimin në qytetet e tjera të Kosovës.

Sipas njoftimit që kanë lëshuar, kjo me shkak që të garantohet shpërndarja e biletave për ndeshjet e kombëtares së Kosovës nga përfaqësues lokalë.

“Me kënaqësi bëjmë të ditur vullnetin tonë për ta rritur përfaqësimin në qytetet e tjera të Kosovës, për të qenë sa më të pranishëm në çdo pëllëmbë të vendit me përfaqësues lokalë, që garantojnë shpërndarjen e biletave me rastin e ndeshjeve të kombëtares dhe organizimeve tjera”.

“Emrat e qyteteve ku dëshirojmë shtrirje të re janë: Peja, Gjakova, Podujeva, Lipjani, Istogu, Kamenica, Kaçaniku, Skenderaj, Theranda, Drenasi dhe Klina”, thuhet në njoftim.

“Ju bëjmë thirrje të kontaktoni liderin tonë, Lulzim Berishën apo kryesinë e tifogrupit, nëse mendoni që ndonjëri nga ju në këto qytete ka autoritetin, besimin dhe reputacionin e nevojshëm për të qenë përfaqësues lokal. Nëse shprehni interesim, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe bisedojmë”.

“Ky është vetëm një paralajmërim paraprak në vazhdën e përgatitjeve për ndeshjet e shtatorit që kemi nisur t’i bëjmë. Edhe mërgata nuk do të jetë e përjashtuar. Se si jemi duke organizuar edhe në këtë segment do t’jua bëjmë të ditur pas pak kohësh. Ndërsa ndërkohë presim interesim nga ju, papërjashtim, që të jeni udhëheqësit e rinj modelë Dardanë në qytetet e renditura lart”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit