Dardanet avancojnë për dy pozita në renditjen e FIFA-s

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka avancuar për dy pozita në renditjen më të re të FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 83-të në ranglistën botërore.

Në renditjen e publikuar të martën, Kosova ka shënuar përparim krahasuar me renditjen e 16 qershorit, kur ishte në vendin e 85-të. Në prill, Kombëtarja ishte renditur e 81-ta.

Ky avancim vjen pavarësisht dy humbjeve në ndeshjet e “play-off”-it kualifikues për Kampionatin Botëror, ku Kosova u përball me Austrinë. Pozita e kundërshtarit dhe rezultatet e kombëtareve të tjera kanë ndikuar në ndryshimet e renditjes.

Edhe Austria, megjithëse i fitoi të dyja ndeshjet ndaj Kosovës, ka rënë për dy pozita në ranglistën e FIFA-s.

Në krye të renditjes botërore vazhdon të jetë Spanja, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.

Të ngjashme

Të fundit