Basketbollisti i njohur kosovar, Dardan Berisha, i ka dhënë fund beqarisë.
Berisha dhe partnerja e tij, Belinda, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e Pejës.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, ku kanë ndarë edhe një mesazh të shkurtër për këtë ditë të veçantë.






