8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Daniele De Rossi zyrtarizohet si trajner i Romës

- Advertisement -

Drejtuesit e klubit AS Roma kanë vendosur që Daniele De Rossi, të jetë trajner edhe për sezonin e ardhshëm.

Kjo falë paraqitjeve të mira që ky i realizoi me skuadrën.

Njoftimi u bë nga vet klubi italian.

“Pas takimit të djeshëm pasdite me Daniele De Rossi, ne jemi të kënaqur të njoftojmë se ai do të vazhdojë si trajner i AS Roma pas këtij sezoni dhe për një të ardhme të parashikueshme. Në mandatin e tij të shkurtër si kryetrajner, ndikimi pozitiv që lidershipi i tij ka sjellë në të gjithë klubin ka treguar historinë e vet. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku sa më shumë që të jetë e mundur për të ofruar një të ardhme që tifozët e AS Roma e meritojnë. Nuk mund të ishim më të lumtur sesa të ndërtonim një projekt afatgjatë me Danielen”, thuhet në komunikatë.

Ish-futbollisti i Romës erdhi në krye të shtabit teknik të Romës pasi u shkarkua Jose Mourinho, për shkak të rezultateve të dobëta.

40-vjeçari mori pozitën në janar dhe nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit.

Ai deri më tani drejtori skuadrën në 16 ndeshje duke i fituar 11 prej tyre, barazuar në tre dhe humbur në dy.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit