Dani Alves: Nuk u çlirova kur dola nga burgu, por kur e njoha Jezusin

- Advertisement -

Dani Alves ka publikuar një rrëfim të fortë për jetën e tij pas përvojës në burg, duke thënë se ndryshimi më i madh nuk ishte lirimi fizik, por transformimi që përjetoi përmes besimit.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës pretendon se për dekada kishte jetuar i lidhur me gabimet dhe zgjedhjet e tij.

“Kam jetuar 40 vjet i burgosur, por ishte në burg që u çlirova vërtet. Për 40 vjet isha i lidhur me mëkatin, gabimet dhe vendimet e mia. Nga jashtë mund të dukesha i lirë, por brenda kisha zinxhirë”, shkroi braziliani.

Ai tregoi se pikërisht gjatë qëndrimit në burg e njohu Jezusin dhe përjetoi një lloj lirie që nuk e kishte njohur më parë.

Sipas Alvesit, kjo përvojë e ndryshoi rrënjësisht dhe i dha një drejtim të ri jetës së tij.

“Nuk jam i lirë sepse dola nga burgu, por sepse Jezusi më çliroi nga mëkati. Liria e vërtetë nuk varet nga vendi ku janë këmbët e tua, por nga ai që sundon zemrën tënde”, përfundoi ish-futbollisti, i cili tashmë është përkushtuar kryesisht aktiviteteve fetare.

Të ngjashme

Të fundit