14 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Dallaveret me tender: “Çlirimtari i Shtimes” për një vit do të mbetet pa shef të prokurimit

- Advertisement -

Institucionet që kujdesen për zbatimin e ligjit të prokurimit në Kosovë po japin vendime të buta ndëshkuese, e shpeshherë fare, për zyrtarët e prokurimit që nuk po e zbatojnë ligjin dhe rregullat e prokurimit publik. Dihet që shkeljet e ligjit bëhen me arsye të caktuar për të favorizuar kompani të ndryshme. Ndëshkimi i fundit ka të bëjë për shefin e prokurimit të Komunës së Shtimes, shkruan Periskopi.

Kryetari i Shtimes Qemajl Aliu, i njohur si “Çlirimtari i Shtimes” për një vit nuk do të ketë shef të prokurimit, por vetëm ushtrues detyre.  Kjo pasiqë dje (e enjte), Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik – KRPP ia ka revokuar certifikatën profesionale të prokurimit për një periudhë një vjeçare, Muhadin Halilit. Për kaq kohë, ai nuk ka të drejtë të nënshkruajë asnjë kontratë dhe të jetë menaxher i prokurimit por vetëm zyrtar ndihmës.

Pezullimi i licencës është bërë me kërkesë të Organit Shqyrtues të Prokurimit – OSHP për shkak se shefi prokurimit, Halili nuk ka përfillur një urdhër të lëshuar nga ky institucion, duke nënshkruar një kontratë në kundërshtim me rregullat e LPP-së, “Rregullimi i parkut në fshatin Davidovc Komuna Shtime” në një vlerë prej 144 mijë eurove.

Pas një ankese të bërë, Komuna nuk e ka pritur vendimin e Panelit të OSHP-së, për të cilin ka qenë e obliguar, por ka nënshkruar kontratë me kompaninë NTP “Ardhmëria”, pa përfunduar afatet ligjore.

Kjo kompani e cila është favorizuar në këtë rast, është kontraktur i përhershëm i komunës në të gjitha pushtetet. Tenderin e fundit e ka fituar para tri ditëve. Pronar i saj është Dashnim Jashari nga Shtimja. Ai është djali i vëllait të Ruzhdi Jasharin, ish- kryetarit të Kuvendit Komunal të Shtimes nga radhët e PDK-së, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2017 ishte kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës, por nuk kishte arritur në zgjedhje. Nga viti 2017 deri në 2020 ka mbajtur postin e asamblistit komunal nga LVV-ja.

“Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), bazuar në Nenin 91 pika b të Rregullores për Prokurim Publik ka parashtruar kërkesë pranë Bordit të KRPP-së, për anulimin e certifikatës profesionale të prokurimit, për Zyrtarin Përgjegjës të Prokurimit Publik të Autoritetit Kontraktues — Komuna e Shtimes z.Muhadin Halili. Komuna e Shtimes ka bërë shkeljeve të dispozitave të LPP-së, neni 112, andaj nga KRPP është kërkuar marrja e masave bazuar në atë që konsiderohen të duhurat në •elacion me shkeljet e evidentuara të cekura në vendimin e OSHP-së lidhur me këtë lëndë”, thuhet në vendimin e KRPP-së.

Pse ju mor licenca Muhadin Halitit?

Fillimisht, Autoriteti kontaktues Komuna e Shtimes ka publikuar në e-prokurim njoftimin për kontratë për aktivitetin e Prokurimit “Rregullimi i parkut në fshatin Davidovc
Komuna Shtime”, duke përdorur Procedurën e Hapur.

Pas hapjes së ofertave, komuna ka bërë vlerësimin e ofertave dhe ka publikuar në e- prokurim njoftimin mbi vendim të Autoritetit Kontraktues me të cilin ka rekomanduar për dhënie të kontratës “NTP-Ardhmëria- Shtime” me vlerë të kontratës 144 mijë euro.

Operatori ekonomik “Edona” shpk Ferizaj” ka parashtruar  kërkese për rishqyrtim në komunë e cila pas rishqyrtimit është refuzuar me vendim të komunës ku më pas është pezulluar aktiviteti i prokurimit.

Përmes sistemit të e-prokurimit kompania “Edona SHPK” ka deponuar ankesë në OSHP, pas ankesës komuna e ka pezulluar aktivitetin e prokurimit sipas LPP-së.

AK ka pranuar Raportin e Ekspertit Shqyrtues lidhur me këtë aktivitet të prokurimit i cili i ka dhënë të drejtë kompanisë e i cili ka parashtruar ankesë duke i rekomanduar panelit shqyrtues në OSHP që lënda të kthehet në rivlerësim.

Komuna është pajtuar me ekspertizën e ekspertit dhe pa marrë një vendim përfundimtar nga Paneli Shqyrtues për të cilën ka qenë e obliguar, në nëntor të vitit 2022 ka themeluar komision të ri për rivlerësim të këtij aktiviteti të prokurimit dhe si rrjedhojë në nëntor të vitit 2022 , AK ka rivlerësuar aktivitetin e prokurimit dhe ka publikuar njoftimin mbi vendimin e AK-së formularin B58 duke shpallë përsëri fitues të njëjtin OE “NTP-Ardhmëria- Shtime”.

OE ” Edona” përseri ka paraqitur kërkesë për rishqyrtim lidhur me vendimin e AK-së, ku ZPP ka pezulluar aktivitetin e prokurimit pas pranimit të kërkesës për ri-shqyrtim dhe ka marrë vendim mbi refuzimin e kërkesës për rishqyrtim si të pa bazuar.

Pas kësaj date komuna ka pritur afatet e ankesave në OSHP prej 10 ditëve dhe si rrjedhojë në nëntor 2022 ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës dhe me datë 12.12.2022 është nënshkruar kontrata dhe është publikuar njoftimi për nënshkrim të kontratës.

Lidhur me këtë lëndë, OSHP-së i është drejtuar me shkresë AK-së duke kërkuar informacionin si në vijim:

“Kërkojnë nga ana juaj që të na informoni nëse kontrata për aktivitetin e lartpërmendur është lidhur dhe nëse eventualisht po, në çfarë faze të zbatimit qëndron momentalisht” ?

AK në po të njëjtën ditë është përgjigjur si më poshtë:

“Ju njoftojmë se me datën 12.12.2022 është nënshkrua kontrata “Rregullimi Parkut në fshatin Davidove Komuna e Shtimes” dhe pas emërimit të menaxherit të kontratës dhe hartimin e planit të menaxhimit kontratës, OE ka filluar punimet në teren dhe kontrata është duke u zbatua sipas planit dinamik”

OSHP-ja ka marrë vendim lidhur me këtë lënde duke lënë në fuqi vendimin e AK-së për dhënie të kontratës me arsyetimin e interesit publik dhe njëkohësisht duke paralajmëruar ZPP-në që për këto shkelje do të kërkojmë nga KRPP marrjen e masave në pajtim me nenin 25.8.të LPP-së.

Bazuar në faktet dhe rrethanat lidhur me këtë lëndë Komisioni ka konstatuar se ZPP pas pranimit të ekspertizës nga Eksperti Shqyrtues lidhur me këtë aktivitet të prokurimit pa pranuar një vendim përfundimtar të Panelit Shqyrtues,ka themeluar komision të ri për rivlerësim të këtij aktiviteti të prokurimit dhe si rrjedhojë ka rivlerësuar dhe ka publikuar njoftimin mbi vendimin e AK-së duke shpallur përsëri të njëjtin OE “NTP-Ardhmëria- Shtime”. 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit