Analisti Ylli Hoxha ka vlerësuar se dalja e ulët e qytetarëve në këto zgjedhje meriton të duartrokitët.
Ai ka bërë me dije se kjo është përgjigje fantastike e qytetarëve ndaj atyre që mendojnë se do të ketë sërish zgjedhje në vjeshtë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo është një urtësi kolektive.
“Dalja e ulet e qytetareve ne zgjedhje, abstenimi, merriton nje aplauz! Kjo eshte pergjigja fantastike e qytetareve ndaj idese qe te kemi edhe nje proces tjeter zgjedhor ne vjeshte! E adhuroj kete urtesi te kolektivitetit!”, ka shkruar ai.






