17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Dalin emrat e dy diplomatëve që janë kandidatë potencialë për t’u bërë emisar në dialogun Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak i përfundon mandati në muajin gusht. Deri më tani, nuk dihet zyrtarisht se kush pritet të jetë pasardhës i tij në këtë pozitë, megjithatë, janë përfolur disa emra.

“REL”, duke cituar burime diplomatike raporton se në mesin e kandidatëve potencialë, janë edhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto dhe diplomati danez, Peter Sorensen.

Po ashtu, medium shkruan se burimet e njëjta kanë treguar që kushdo që merr këtë pozitë, duhet të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që Kosova e Serbia kanë arritur në dialog.

Ndërkohë, të mërkurën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se zgjedhjet në bllok nuk do të ndikojnë në mandantin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Serbi.

Në një konferencë për media, ai është shprehur se Lajçak vazhdon të jetë i përkushtuar në detyrën e tij, duke pasur prioritet implementimin urgjent të marrëveshjes së Ohrit.

“Periudha e tranzicionit nuk ndikon te përfaqësuesi special. Ai ka një mandat në zyrë, dhe aktualisht ky mandat i emisarit Lajçak po vazhdon, dhe do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim.” – u shpreh Stano.

Tutje, ai tha se Lajçak është i përkushtuar plotësisht në punën e tij si emisar i dialogut Kosovë-Serbi.

“Ai është ende i përkushtuar plotësisht në ndërveprimet mes partnerëve, edhe në rajon, edhe në BE, për t’i shtyrë çështjet përpara dhe t’i ndihmojë palët t’i zgjidhin ato, natyrisht duke pasur prioritet implementimin urgjent të Marrëveshjes së Ohrit.” – tha zëdhënësi i BE-së.

Vlen të përmendet se ish-presidenti slloven ka shfaqur interesimin e tij për ta marrë në dorë ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi nga gushti.

Madje, javë më parë ai ka njoftuar se është duke përgatitur një draft për vazhdimin e këtij procesit.

Duke folur për këtë plan, ai kishte thënë:

“Nuk mund ta them këtë, deri të fillojë procesi. Unë kam vendosur të hyj në këtë proces dhe nëse, e pranojnë këtë vendim, atëherë do t’i them të gjitha referencat e mija, do ta jap planin tim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit