7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Dal e pres në rrugë”: Nëna rrëfen frikën se e bija mund t’i ngacmohet seksualisht

- Advertisement -

Ditëve të fundit, është raportuar për disa raste të ngacmimeve seksuale nëpër shkolla.

Lumnije Salihu, një nënë nga Prishtina, në një rrëfim për “Radio Evropa e Lirë” tregon se i ka thënë të bijës 15 vjeçare që as mos të hyjë në ashensor në ndërtesa të panjohura.

Madje, znj.Salihu, del e pret në rrugë vajzën e saj, nga frika prej sulmeve.

“E pres në rrugë, sepse frikësohem, dëgjoj shpesh për raste të sulmeve ndaj vajzave.” – ka thënë ajo.

E bija ndjek shkollë e kurse, dhe rrjedhimisht, ndonjëherët kthehet në shtëpi mbrëmjeve. Nëna tregon se si në një rast, një veturë ishte ndalur para saj.

“Kur iu afrova, i thashë ‘a u ndal kjo veturë tani’, vajza më tha ‘po, pasi më pa mua’” – rrëfen ajo.

“Mos hyr në lift kur shkon diku, i kam thënë, sepse mund të përballesh me çdo gjë…I kam thënë ‘kërko ndihmë nëse përballesh me ndonjë rast, kërko ndihmë nga qytetarët përreth’” – ka thënë tutje qytetarja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit