24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Daçiq ia komenton deklaratën Rabit Konjufcës: Si s’u vjen turp të thonë që rezultati tash është 1 me 1

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq ka vazhduar me pretendimet e tij se vrasja e policit serb ishte akt terrorizmi. Veç kësaj, ai raportohet t’i ketë kritikuar EULEX-in dhe policinë gjermane se nuk u kanë kthyer përgjigje rreth rastit.

Sipas “Kosovo-Online”, ai ka përmendur presionin që i bëhet Serbisë në lidhje me sulmin terrorist të Bajnskës.

“Do ta kuptojmë se cilat ishin qëllimet dhe motivet. Gjermania nuk po na i kthen përgjigjet nëse ishte në Hanover ose jo, dhe çdo ditë bëjnë presion ndaj Serbisë për atë që ndodhi në Bajnskë. Të përgjigjen në pyetjet e thjeshta nëse ai ishte në Gjermani, dhe si shkoi atje. Pse EULEX-i nuk lëshoi një urdhër të Interpolit kur Hajrizi iku nga burgu?” – ka thënë ai.

Tutje, Daçiq ka pretenduar se reagimet nga Kosova janë të turpshme.

“Si nuk u vjen turp të thonë që tani rezultati është 1 me 1, ta ndalojnë një concert në Skenderaj…” – citohet se ka thënë ai.

Ndryshe, në statusin e tij, Konjufca e barazoi vrasjen e kryer nga Faton Hajrizi me sulmin e armatosur të grupit të Milan Radoiçiqi, ku ra në krye të detyrës rreshteri hero Afrim Bunjaku.

“Kosovë-Serbi 1-1! Mbani mende. Fatoni do te kthehet ne Kosove pa asnje there ne kembe. Pastaj do te filloj gara e kushtezimit të ekstradimit te Radonqigit ne Kosove me ekstradimin e Fatonit ne Serbi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit