11.5 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

- Advertisement -

Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar për incidentin e mbrëmshëm të BBVA-s, ku banori Gjesti tentoi të arratisej nga shtëpia.

Përmes një postimi mbështetës për këngëtarin, aktori Lajçi e përgëzoi atë për guximin e energjinë.

“Gjesti. Ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për të bukurën, për të paarritshmen, për jetën përtej mureve, tej grilave; dëshirën për ta vënë në sprovë vetveten dhe për t’u ballafaquar me një forcë që tejkalon tënden!”, shkroi ai përmes një postimi në Facebook.

“Unë ta kuptova dëshirën atë mbrëmje, më 26 shkurt! Jo! Ti s’deshe të ikësh, s’deshe ta lësh Eglën picërrake mes gjarpërinjsh. Ti vetëm deshe t’i tregosh asaj se cjapi i egër ngjitet në shkëmb për të këputur karajfilat që çelin në plasat e gurit! Sa shumë jam me ty! Sa shumë ta mbështes guximin, djalosh i Dukagjinit! Ti e shikove fushën përtej murit dhe u binde sa i madh je! Duro edhe pak, se pranvera po vjen për ty”, ka shkruar ai mes tjerash.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit