8.5 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Culpo shpjegon pse po pret deri në lindje për të zbuluar gjininë e bebes

- Advertisement -

Olivia Culpo po i mban gjërat surprizë.

Ish-Miss Universe dhe bashkëshorti i saj Christian McCaffrey janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, por ajo ende nuk dëshiron të dijë gjininë e foshnjës.

Për revistën “E”, Olivia pranoi se “gjithmonë donte” të mos e zbulonte gjininë e fëmijës deri në lindje.

“Unë mendoj se ndoshta do ta bind atë se do të ishte vërtet argëtuese të prisja” deklaroi bukuroshja për bashkëshortin e saj, duke shtuar: “Do të ishte një surprizë kaq e bukur”.

“Të jetë i shëndetshëm, kjo është gjithçka që mund të kërkosh. Kjo është një pjesë e arsyes pse nuk po e zbuloj as gjininë. Ndjehem sikur kam një punë dhe kjo është të jem sa më e shëndetshme dhe e ndërgjegjshme që të jetë e mundur”.

Çifti u martua në qershor të vitit 2024. Ata u fejuan në korrik të vitit 2023, pasi u takuan për herë të parë mbi tre vjet më parë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit