Modelja dhe moderatorja e njohur, Beniada Nishani, ka shkëlqyer me paraqitjen e saj të fundit, duke dëshmuar edhe një herë shijen e veçantë në veshje.
Me çorape të gjata dhe këpucë ngjyrë vishnje, bukuroshja ka sjellë një kombinim interesant, që mund të shërbejë si frymëzim për sezonin e vjeshtës.
Beniada ka marrë vëmendje me stilin e saj elegant dhe modern, duke u pëlqyer shumë nga vajzat në rrjetet sociale.
Me këtë paraqitje, ajo dëshmon se edhe detajet më të vogla mund të bëjnë diferencën në një veshje.
Po juve, a ju pëlqen ky stil i Beniadës?








