18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Çollaku: Më dhimbset Mimoza Kusari-Lila

- Advertisement -

Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, teksa foli për bisedën e publikuar mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, tha se ndjen keqardhje për Kusari-Lilën.

“Mbase detyra si shefe e Grupit Parlamentar ia kanë imponuar që të negociojë me Listën Serbe përmes Radojicicit. Nëse kjo ka qenë e detyruar nga partia e saj që ta bëjë një veprim të tillë, duhet të tregohet e sinqertë me publikun dhe të sqarojë cila ka qenë çështja dhe urgjenca që ta përfshijë drejtpërdrejt Radojiqicin dhe kush nga kryesia e partisë a është Kurti apo dikush që Mimozën e udhëzon të nëgociojë me një njeri i cili është i ndjekur nga sistemi ynë penal”, tha ai në Pressing, transmeton Express.

“Ndjej keqardhje për Mimozën dhe e kam një dozë dëshpërimi pse e ka lejuar që të ndodhë një gjë e tillë”, tha Çollaku më tej.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit