13.6 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

CNN: Zelensky e ka falendëruar SHBA-në plotë 33 herë

- Advertisement -

Mediumi amerikan “CNN” ka bërë një “Fact checking” për pyetjen e zëvendës presidentit amerikan J.D Vance i cili të premten në Shtëpinë e Bardhë përgjatë takimit të tensionuar e pyet presidentin ukrainas se “a ke thënë ndonjëherë faleminderit” për ndihmat e SHBA-së ndaj Ukrainës.

CNN shkruan, se vlen të përmendet se Zelensky ka falënderuar Shtetet e Bashkuara në shumë raste që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022 – duke shprehur mirënjohje për Trump dhe Presidentin Joe Biden, për anëtarët e Kongresit nga të dyja palët, për kompanitë amerikane të mbrojtjes dhe punonjësit e tyre dhe për popullin amerikan.

CNN shkruan se janë 33 shembuj të mëparshëm të Zelensky duke falënderuar ose shprehur mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara, zyrtarëve të saj ose popullit të saj për mbështetjen e tyre.

Zelensky e ka falendëruar SHBA-në edhe pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë të premten, duke shkruar në X: “Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit @POTUS, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit