Çmimet e konsumit në muajin korrik shënuan një ngritje prej 2.2%. E rritja e këtyre çmimeve sipas ekonomistëve ka rënduar edhe jetesën e banorëve në Kosovë. Madje shumë prej tyre është dashtë të marrin kredi për dalje nga kriza.
Heqja e vizave ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të biletave të fluturimit.
Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar këtë vit sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave biletat janë shtrenjtuar për 22%. E jo vetëm çmimet e biletave të fluturimeve edhe kafja, çaji, pijet alkoolike, lëndët djegëse shënuan rritje të çmimeve.
Por sipas profesorëve të ekonomisë, ky trend i ngritjeve të çmimeve p vazhdon tash e një kohë.
Madje gjendja është renduar sa qe për të dalë nga kriza shumë familja janë detyruar të marrin kredi.
“Rritja e çmimeve vazhdimisht është duke vazhduar këtë fakt e ka argumentuar edhe Banka Qendrore e Kosovës ku shumica e ekonomive familjare janë detyruar që të marrin kredi për me mbulu GEP-in e inflacionit dhe kjo tregon që kemi një qeverisje që merr vendime ad hock dhe nuk ka vendim të analizuar mirë dhe çka i nevojitet qytetarëve të Kosovës. Pra ka treguar gjatë tërë mandati qeverisës që ekonomia nuk është fare prioritet për këtë qeveri”, tha profesori i ekonomisë, Medain Hashani.
Edhe për profesorin, Mustafë Kadrijaj, për shkak të inflacionit të lartë jeta e qytetarëve në Kosovë është rënduar.
“Vetë fakti që Qeveria krekoset që ne po e mbushim arkën e shtetit përmes doganës kjo tregon qe ne kemi importin e lartë dhe në momentin qe e ki importin e lartë ti je i diktuar nga çmimet dhe inflacioni dhe për fat jo të mirë nga viti në vit po ka ndryshime e kjo po e rëndon jetën e qytetarëve e kur flasim për të hyra nuk kemi ndonjë përmirësim”, tha Kadrijaj.
Sipas ASK-së shkalla e inflacioni në Kosovë në muajin korrik ka shënuar vlerën 2.2%,krahasuar me muajin korrik 2023. /Tëvë1/