Ardhja e Wlliam Burns në Kosovë ishte një ndër vizitat më të rëndësishme e më të përfolurat, viteve të fundit në Kosovë.
Pos fotografive, detajet nga takimi ishin shumë të vogla e tërëisht sipërfaqësore.
Prandaj, nga njohës të rrethanave në vend e më gjerë po konsiderohet që pas këtij takimi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të duhej të ndryshonte qendrime.
Sidomos kur behet fjalë për Uren e Ibrit.
“Nuk ka përjashtim edhe pse nuk e dimë se çka është biseduar, jam i bindur se do të ketë pasur rekomandime dhe jo rekomandime të mënyrës dëshirore por të padiskutueshme, të paaletrnativë dhe kjo besoj ka të bëjë me veprime në të kaluarën e afërt janë konsideruar veprime të njëanshme, pa koordinim me aleatët ndërkombëtar”, ka thënë Valdet Hoxha – Njohës i sigurisë.
I pajtimit që sidomos Kryeministri i Kosovës do të jetë më i butë me aleatët pas këtij takimi e thotë edhe njohësi i cështjeve politike, Fidan Ukaj.
“Mendoj që do të ketë një frenim të këtij entuziazmi të madh të kryeministrit, qoftë me hap urën apo edhe për veprime të tjera sepse besoj që zoti Burns ka qenë i qartë në mesazhet e tij në adresë të kryeministrit dhe pashmangshëm SHBA-të kanë shprehur përkrahjën për Kosovën nga ky takim”, ka thënë Fidan Ukaj – Analist.
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns qëndroi në Kosovë për dy ditë.
Të enjtën u takua me presidentën e vendit, Vjosa Osmani ndërsa paraditën e së premtës për 40 min qëndroi në takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e vartësit e tij e të parin e Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, Petrit Ajeti.