City “s’e ka nijet” ta zë Arsenalin

- Advertisement -

Skuadra e Pep Guardiolas, nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim në përballjen me West Ham.

Ishin vendësit ata që po dominonin gjatë gjithë ndeshjes me statistika, derisa në një moment, posedimi i topit ishte 95-5 për “Qytetarët”.

Bernardo Silva shënoi në minutën e 31-të për 1-0, por epërsia nuk zgjati shumë, dhe West Ham barazoi vetëm 4 minuta më vonë përmes mbrojtësit Konstantinos Mavropanos.

Djemtë e Guardiolës, i cili ndeshjen e përcolli nga tribunat pasi është i ndëshkuar me kartonin e tij të gjashtë të verdhë këtë sezon, patën gjithsej 24 tentime për gol, në raport me ata të West Ham që patën vetëm një tentim, një shans të madh dhe një goditje në portë.

Me rezultatit e pjesës së parë, edhe mbaroi ndeshja.

Kështu, City është 9 pikë larg Arsenalit në vendin e parë, ndonëse ka një ndeshje më pak të zhvilluar. West Ham nga ana tjetër rrezikon rënien nga liga, pasi qëndron në vendin e 17-të me 29 pikë, 1 më shumë se Nottingham, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të ngjashme

Të fundit