17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

City merr fitore të lehtë nga Burnley

- Advertisement -

Burnley nuk ka arritur t’i krijojë vështirësi skuadrës së Manchester Cityt në ndeshjen e Javës së njëzet e një të Premier League.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka arritur të fitojë me rezultat 3-1.

Pjesa e parë në “Etihad Stadium” është mbyllur me dy gola të Alvarez (16′, 22′), duke i çuar “qytetarët” në pushim me epërsi të dyfishtë.

Menjëherë pas kthimit City e ka rritur epërsinë në 3-0 me golin e Rodri (46′).

Gjithë çfarë ka mundur të bëjë skuadra mysafire ka qenë ngushtimi i rezultatit me golin e  Al-Dakhil (90+3′).

Pas kësaj ndeshje City gjendet e dyta në tabelën e kryesuar nga Liverpool.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit