Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të seancës së 37-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, i bëri thirrje kryetarit të VV-së, Albin Kurtit të reflektojë, pasi sipas saj, ai dhe partia e tij janë bllokuesit.
Ajo tha se Kosova është shumë më e madhe se egoja e Kurtit.
“Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes së papërgjegjësisë politike të subjektit të parë parlamentar. Kjo situatë është e papranueshme mirëpo në këtë pikë të bllokadës së plotë, jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjësisë së VV-së dhe Albin Kurtit. Dëgjojmë edhe deklarata qesharake ku gjoja thuhet se i kanë numrat për qeveri por jo edhe për Haxhiun, kjo situatë nuk do koment. I bëjmë thirrje Kurtit të reflektojë, Kosova është shumë më e madhe se egoja e tij”, tha ajo, njofton Klankosova.tv