32.5 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Çitaku: Situatë e papranueshme – Kurti të reflektojë, Kosova është më e madhe se egoja e tij

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të seancës së 37-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, i bëri thirrje kryetarit të VV-së, Albin Kurtit të reflektojë, pasi sipas saj, ai dhe partia e tij janë bllokuesit.

Ajo tha se Kosova është shumë më e madhe se egoja e Kurtit.

“Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes së papërgjegjësisë politike të subjektit  të parë parlamentar. Kjo situatë është e papranueshme mirëpo në këtë pikë të bllokadës së plotë, jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjësisë së VV-së dhe Albin Kurtit. Dëgjojmë edhe deklarata qesharake ku gjoja thuhet se i kanë numrat për qeveri por jo edhe për Haxhiun, kjo situatë nuk do koment. I bëjmë thirrje Kurtit të reflektojë, Kosova është shumë më e madhe se egoja e tij”, tha ajo, njofton Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit