Çitaku: Sigurimi cenoi deputetët e PDK-së, do të ankohemi në IPK

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar si të pakëndshme skenat e krijuara në sallë.

Çitaku ka thënë se disa deputetë kanë qenë të shoqëruar nga pjesëtarë të sigurimit dhe mbrojtjes së afërt, të cilët, sipas saj, kanë cenuar integritetin fizik të disa deputetëve të PDK-së.

“Sot pamë edhe disa shfaqje jo të këndshme në Kuvend. Kishte deputetë të shoqëruar nga pjesëtarë të sigurisë, mbrojtjes së afërt, të cilët cenuan edhe integritetin fizik të disa prej deputetëve të PDK-së. Për këtë çështje do të ndërmarrim masa në IPK”, deklaroi Çitaku para mediave.

Ajo ka theksuar se PDK-ja nuk është në Kuvend për “show”, duke nënvizuar se veprimet e partisë kanë të bëjnë me detyrimin ligjor për konstituimin e Kuvendit.

“Nuk jemi këtu as për show. Ky nuk ka qenë aksion politik, ne i jemi përgjigjur detyrimit tonë ligjor, ta konstituojmë Kuvendin e Republikës”, u shpreh ajo.

Çitaku ka bërë të ditur gjithashtu se PDK-ja do t’i kërkojë sërish me shkrim kryesuesit të seancës, Avni Deharit, që ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit pas 48 orësh.

Të ngjashme

Të fundit