-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Çitaku, Qeverisë: Nivel i ri i abuzimit, e detyruat ZKA-në ta “korigjoj” vetveten

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas skandalit të pushtetit në ndërhyrjen e raportimeve të Zyrës Kombëtare të Audimit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se ky është abuzim me ZKA.

“Po që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyren e Auditorit që të “korigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit. 9 shkurti nuk është larg. Kësaj marrëzie po i vie fundi”, ka shkruar Çitaku mes tjerash.

Postimi i plotë:

Që qeveria po ndërhynë në institucionet e pavarura, tashmë është e ditur botërisht.
Që po instrumentalizon institucionet, madje edhe ato të sigurisë, është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare.
Po që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyren e Auditorit që të “korigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit.
9 shkurti nuk është larg. Kësaj marrëzie po i vie fundi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit