36.9 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Çitaku për propagandën e VV-së për FSK-në: Jeni të neveritshëm

- Advertisement -

Një djalë 33-vjeçar është zhdukur pasi kërceu në Liqenin e Ujmanit. FSK ka shkuar atje për të kërkuar trupin e tij. Krejt këtë situatë Vetëvendosja, duke e harruar njeriun, e përshkruan me fjalët “FSK në veri”.

Për Vlora Çitakun kjo është e neveritshme. “

A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike?” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

E plotë:

Jeni të neveritshëm.

A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore?

Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike?

FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë.

Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë.

Por nuk do t’ia dilni.

Marre ju qoftë.

Të ngjashme

Të fundit