28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Çitaku për letrën e Gërvallës për KiE: Fillimisht mendova se ishte fake news

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se letra e ministres së Jashtme Donika Gërvalla drejtuar Asamblesë së Këshillit të Evropës, më 16 maj një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka qenë skandaloze.

Madje, ajo thotë se kur e ka parë mëngjesin e 16 majit atë letër nuk kishte besuar se mund të jetë e vërtetë, por si “fake news”.

Në një intervistë për emisionin “InfoNata”, në Tëvë1, Çitaku ka thënë se letra për nga përmbajtja dhe kujt i është drejtuar ka shpërfaqur papërgjegjësi.

“Kur e kam pa letrën në mëngjes fillimisht kamë menduar se është një fake news. Letra se i tillë edhe forma edhe përmbajtja edhe kujt i është drejtuar ka qenë skandaloze dhe unë e kam lexu dhe kam mendu që është një lajm i rremë dhe që na e kanë bë armiqtë. Një letër e tillë ka shpërfaqur papërgjegjësi..”, ka thënë Çitaku.

Në letrën e saj, Gërvalla si një përpjekje të fundit që Kosova të hyjë në agjendën e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës, kishte thënë se Kosova është në fazën përfundimtare të hartimit të draftstatutit të Asociacionit, çështje kjo e cila Kosovës i ishte bërë kusht për pranimin në Këshillin e Evropës.

Por, këtë kushtëzim Çitaku e ka vlerësuar si të padrejtë, pasi sipas saj Asociacioni nuk ndërlidhet më organizatën e KiE-së.

Por, sipas ish-ministres për Integrim Evropian, Kosova u kushtëzua kështu, pasi bartësit e institucioneve të Kosovës kanë humbur besimin të parterët.

“Kushtëzimi që ju bë Kosovës me Asociacionin i cili nuk ndërlidhet fare me Këshillin e Evropës. Kemi mbërri në këtë pikë sepse, nëse e lexoni letrën tre udhëheqësve evropianë (Macron, Scholz dhe Meloni) është përgjigje ndaj letrës së tre udhëheqësve tanë. Shihet se bartësit e institucioneve tona kanë humbur kredibilitetin, dhe fjalës së dhënë nga kryetari i Kuvendit, presidentja dhe kryeministri nuk u beson askush. Ky kushtëzim ka ardhur si rezultat i qasjes amatoreske të institucioneve tona”, ka thënë Çitaku.

Kosova ka dështuar të anëtarësohet në KiE, pasi kjo çështje nuk u fut në agjendën e Këshillit të Ministrave më 17 maj.

Aplikimi i Kosovës kishte kaluar me shumicë votash në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Franca, Gjermania dhe Italia ishin vendet evropiane që kishin kërkuar nga Kosova të bëjë hapa konkret në themelimin e Asociacionit për tu anëtarësuar në KiE. Kërkesë të njëjtë kishte bërë edhe SHBA.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit