17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Çitaku për bisedën Kusari-Lila – Radojiçiq: Të hetohet nga organet

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit në Nacionale të bisedës ndërmjet shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila e Kryeterroristit Milan Radojiçiq.

Sipas saj, nuk dihet ende se çka fshihet pas aferës “Zdravo”, ajo mbetet të shihet por ajo që s’ka më dilemma sipas saj, është se organet përkatësi, duhet ta hetojnë këtë rast.

Postimi i plotë:

Hipokrizia dhe mashtrimi janë konstatja e vetme e kësaj kaste qeverisëse!

Bisedat që i dëgjuam sot, mes shefes së grupit parlamentar të VV-së me kryeterroristin Radoiçiq, e konfirmojnë qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe.

Çka fsheh ende afera “Zdravo” mbetet të shihet, por tashmë s’ka dilema se kjo duhet të hetohet nga organet përkatëse.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit