9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Çitaku pas Kuvendit “Gjithëserb”: Të mos biem në grackat e kësaj balte

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas “Kuvendit gjithëserb” i mbajtur të shtunën më 8 qershor në Beograd.

Çitaku ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe se “Kuvendit gjithëserb” është vazhdim i mendësisë së vjetër.

E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi.” – ka shkruar Çitaku.

Më tej, ajo ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj drejt NATO-s dhe BE-së.

Shkrimi i saj:

Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi!

“Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd.

E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi.

Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Washingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta.

Të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë ne. Bashkë me aleatët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit