28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Çitaku: Nuk kemi shtiza për opozitën, mosvotimi i mocionit ia zgjatë jetën Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitakuka thënë se partia e saj nuk e ka betejën me opozitën.

Ajo në një intervistë për emisonin “Info Nata” në Tëvë 1 duke iu referuar takimit me Kurtin ka thënë se PDK asnjëherë nuk i ka sulmuar partitë e tjera për takimet që kanë zhvilluar në të kaluarën.

“Kërkesa e Kurtit për takim nuk ka qenë kërkesë ekskluzive vetëm për PDK-në, por me të gjithë liderët e opozitës…Ka pasur raste në takime të tjera kur ne kemi refuzuar pjesëmarrjen në ato takime dhe partitë tjera opozitare kanë shkuar, mirëpo ne asnjëherë nuk i kemi sulmuar as LDK as AAK. Nuk kemi shtiza për opozitën, nuk kemi betejën politike në mes vete”, ka thënë ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Tutje, ajo ka thënë se mosvotimi i mocionit për shpërbejë të Kuvendit, vetëm se ia ka zgjatur jetën Qeverisë Kurti.

“Mund të i kenë arsyeje e tyre se nuk kanë qenë të gatshëm për të shkuar në zgjedhje tani dhe unë i kuptojë ato. Mund të imagjinojë që i kanë arsyet, të cilat unë nuk do të thotë që i di, por edhe sikurse ti dija nuk do të thotë se do të i shpalosja sepse nuk mund të flasë në emër të tyre, por cili do qoftë motivi që i ka shtyre kolegët tanë në opozitë që të mos e votojnë mocionin për shpërbërjen e Kuvendit, vetëm ia zgjatë jetën Qeveriisë Kurti”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit