Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës rreth arritjes së marrëveshjes me Serbinë.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.
“Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë që tani nuk është koha për njohje reciproke? Duhesh me qenë tej mase amater e i padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion”, ka deklaruar Çitaku.
Në fund, deputetja e PDK-së ka thënë se ky është “gjenialiteti” i kryeministrit Albin Kurti.
Postimi i plotë i Çitakut:
Një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.
Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?
Duhesh me qenë tej mase amater e I padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion.
Ja gjenialiteti i Kryeministrit. /