Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se sot do t’i bëjnë sërish kërkesë me shkrim kryesuesit Avni Dehari që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Ajo tha se “kriza në të cilën jemi është e qëllimshme dhe (LVV) ka për synim që ta thellojë krizën politike dhe institucionale në vend”, ndërsa e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje.
“Mungesa e vullnetit politik nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje e ka shkaktuar krizën institucionale dhe ciklet e pafundme të zgjedhjeve”, tha ajo.
Lidhur me themelimin e institucioneve, Çitaku tha se Kurti “rrugën e hapur e ka, vetëm nuk po dëshiron të ecë.






