Çitaku kritikon LVV-në për procesin e Presidentit

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një çështje kushtetuese dhe jo temë për improvizim, raporton Scanner.

Ajo ka deklaruar se PDK ka ofruar opsione konkrete për zgjidhje që nga fillimi, ndërsa ka akuzuar Lëvizja Vetëvendosje (LVV) për qasje joserioze dhe mungesë vullneti për bashkëpunim.

Sipas Çitakut, veprimet e LVV-së, përfshirë vizitat jashtë vendit dhe, siç i cilëson ajo, qasjen përçmuese ndaj procesit, tregojnë se nuk synohet arritja e një konsensusi, por prodhimi i një krize politike.

“Nuk duan zgjidhje, por duan nënshtrim. Nuk kërkojnë konsensus, por prodhojnë krizë”, ka përfunduar ajo.

Postimi i plotë:

Diskutim për zgjedhjen e Presidentit, thanë.

Sinqerisht, a po bëni hajgare? Nuk kemi nevojë të diskutojmë nëse Kosova ka nevojë për President apo jo. Kjo është çështje kushtetuese dhe shtetërore, jo temë improvizimi. PDK ka qenë e qartë që nga dita e parë dhe ka ofruar opsione konkrete për zgjidhje.

Në anën tjetër, LVV e ka trajtuar këtë proces me joseriozitet të plotë. Nga vizitat turistike nëpër Spanjë e Angli, deri te qasja tallëse dhe përçmuese ndaj këtij procesi, çdo veprim i tyre dëshmon mungesë vullneti për bashkëpunim.

Kjo nuk është mënyrë për të ndërtuar institucione.

Nuk duan zgjidhje, por duan nënshtrim.
Nuk kërkojnë konsensus, por prodhojnë krizë.

Të ngjashme

Të fundit