Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku në sallën e Kuvendit tha se për institucione populli ka dhënë gjak, mund dhe sakrificë.
Ajo teksa foli për mungesën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës tha se ‘nuk guxojmë të sillemi sikur nuk po ndodhë asgjë’.
“Është dhënë gjak, është dhënë mund, është dhënë sakrificë që Kosova me pasë institucione. Nuk guxojmë të sillemi sikur nuk është duke ndodhur asgjë”, tha Çitaku.






