Home Ballina Çitaku i përgjigjet Kurtit: Jeton në deluzione, Escobari e Lajçaku nuk negociojnë me opozitën

Çitaku i përgjigjet Kurtit: Jeton në deluzione, Escobari e Lajçaku nuk negociojnë me opozitën

0
Çitaku i përgjigjet Kurtit: Jeton në deluzione, Escobari e Lajçaku nuk negociojnë me opozitën

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se kryeministri Albin Kurti, opozitën po e sheh si palë negociuese sa i përket marrëveshjes me Serbinë e për Asociacionin.

Ajo i është përgjigjur deklaratave të sotshme të Kurtit në Kuvend, i cili dha disa këshilla për opozitën se çfarë qëndrimi të mbajnë para ndërmjetësuesve.

Çitaku në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë, dhe jo opozita.

“Kryeministri jeton në deluzion, Escobari e as Lajçaku nuk negociojnë me neve, as për marrëveshjen finale e as për Asociacionin. Kryeministri i Kosovës e përfaqëson Kosovën.

Ne nuk negociojmë në emër të Kosovës. Kurti opozitën e trajton si palë negociuese. Ato kushte ai duhet t’ua thotë ndërmjetësve”.

Tutje, Çitaku tha se PDK-ja e mbështet një marrëveshje gjithëprfshirëse me njohjen reciproke në qendër.

Exit mobile version