“Për keqardhje” e konsideron Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tërë situatën e krijuar ku tashm në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, u arrestuan edhe dy zyrtartë të lartë bashkë me “njeriun e Kurtit”, Ridvan Muharremit, protagonistin kyç në Aferën e Vajit dhe Grurit në Rezervat Shtetërore.
Çitaku tha se në mungesë të shkarkimit, dorëheqja do të duhej të ishte e vetmja gjë për të cilën flet ministrja Rozeta Hajdari.
“Puna, suksesi dhe përgjegjësia e saj u panë: kur fshehu pasurinë, kur shkeli një fëmijë me veturë, kur bleu grurë nga kompanitë e ndërtimit, por edhe në vjedhjen e rezervave shtetërore”, shkroi Çitaku.
“Gjithsesi, Rozeta, sikur Martini e Nagipi, vazhdojnë të mbesin kompasi moral, profesional dhe institucional i kësaj Qeverie të zhveshur nga llogaridhënia dhe interesat e shtetit”.