Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk ekziston historiku i ministrave paraprak.
Çitaku thotë se ‘zhdukja’ e paralajmëruar nga Kurti, paska filluar.
Ajo shkruan:
Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në ëeb faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak ( përvec Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës).
“Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar.
Kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi.
Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023.
https://m.facebook.com/permalink.php?story_fbid=293934563267466&id=100079527735092&ref=embed_post&wtsid=rdr_0kC3wfssL407b7YaZ