Çitaku: Çfarë neverie, çfarë gërdie – ka me të mbulu turpi, Donikë

- Advertisement -

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres në detyrë, Donika Gërvalla e cila tha se e respekton mendimin e Fatos Gecit për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Çitaku në një shkrim në Facebook ka thënë se dhemb thellë që Gërvalla është ministre dhe ua uron burgun e përjetshëm ish-krerëve të UÇK-së.

Postimi i plotë:

“Ka me të mbulu turpi, Donikë.

Çfarë neverie. Çfarë gërrdije.

Me qenë Ministre e Jashtme e Republikës së Kosovës, me përfaqësu këtë shtet para botës, e sot si Ministre e Drejtësisë me ua uru burgimin e përjetshëm Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Kjo dhemb. Thellë.

Sepse në fakt, ju nuk po sulmoni vetëm katër njerëz. Ju po doni me dënu UÇK-në, luftën çlirimtare dhe krejt sakrificën mbi të cilën është ndërtu kjo Republikë.

Ata burra mund t’i mbani larg Kosovës fizikisht, por nuk mund ta burgosni historinë. Nuk mund ta zhbëni sakrificën, gjakun dhe idealin e mijëra grave e burrave që u ngritën për liri.

Marre ju qoftë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit