Çitaku: Albin Kurti të vijë në kuvend dhe të hapë rrugë për rikthimin e rendit kushtetues

- Advertisement -

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar edhe sot një aksion para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi, Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të vijë në kuvend dhe, sipas saj, të hapë rrugë për rikthimin e rendit kushtetues.

“Albin, eja në kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues”, ka shkruar Çitaku.

Ajo e ka akuzuar Kurtin se po mban peng shtetin dhe institucionet për interesa politike e individuale.

“Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet tua individuale dhe partiake”, ka deklaruar Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit