12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Cili është stili i shëndetshëm i jetës për të mirën e zemrës

- Advertisement -

Sëmundjet e zemrës janë shpesh të trashëgueshme brez pas brezi dhe duket sikur janë përcaktuese të fatit të një njeriu. Po kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë thonë ekspertët, sipas të cilëve një jetë e shëndetshme ku përfshihet edhe aktiviteti fizik mund të përgjysmojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, pavarësisht trashëgimisë genetike.

Një studim i kohëve të fundit, analizoi të dhënat e 55,000 njerëzve, sëmundjet e trashëgueshme dhe stilin e jetesës ku përfshihej:duhanpirja, pesha, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.

Rezultatet e Studimit Mbi Sëmundjet e Trashëgueshme Të Zemrës

Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe, në varësi të historikut familjar të sëmundjeve, stilit të jetesës e faktorëve të tjerë.

Studiuesit zbuluan se faktori genetik ka një ndikim të madh në shëndetin e njeriut.

Megjithatë, një stil i shëndetshëm jetese ka gjithashtu një impakt të fortë duke anashkaluar faktorin e lartpërmendur.

Të dhënat e studimit treguan se një stil i favorshëm jetese ul rrezikun 10 vjeçar të sëmundjeve të zemrës nga 10.7 përqind në 5.1 përqind.

Sipas tyre, një jetë e shëndetshme nënkupton më pak kalçifikim të arterieve koronare.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rezultatet e analizave të katër grupeve konfirmuan idenë se pavarësisht bazës genetike, një jetë e shëndetshme mund të ulë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas ekspertëve, fakti që baza genetike dhe stili i jetesës luajnë rol vendimtar në shfaqjen e këtyre sëmundjeve është kuptimplotë.

Gjithësesi është inkurajues fakti që njeriu mund të ndërmarrë hapat e duhur për t’iu shmangur rrezikut të sëmundjeve të zemrës, edhe në rastet kur është i trashëgueshëm.

Një Stil i Shëndetshëm Jetese Ul Rrezikun E Sëmundjeve Të Zemrës

Ndjekja e hapave të mëposhtëm të listuara nga AgroWeb.org, mundet të ulë shumë ndikimin e disa prej faktorëve të rrezikut të sëmundjeve të zemrës:

Heqja dorë nga duhani

Ushqyerja e duhur dhe e shëndetshme

Ulja e kolesterolit

Ulja e tensionit të lartë të gjakut

Aktiviteti fizik

Ruajtja e peshës optimal trupore

Menaxhimi i diabetit

Ulja e nivelit të stresit

Kufizimi i sasisë së alkolit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit