0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Cili është propozimi i Ramiz Kelmendit për përfundimin e grevës? (Video)

- Advertisement -

Ish – deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka folur rreth idesë se si mund të zgjidhet ngërçi në arsim.

Kelmendi në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha që kërkesa e mësimdhënësve për rritjen e pagës deri në 100 euro, është e arsyeshme.

“Zakonisht e mbaj anën e shumicës. Ne kemi 26 mijë mësimdhënës dhe kërkesa e tyre për 100 euro është jashtëzakonisht e  arsyeshme, për arsye se një pedagog i cili duhet të dalë para nxënësve të vet duhet të duket edhe elegant dhe i dinjitetshëm dhe pagat janë të vogla dhe në këto institucione kërkohet një pedagog me karakteristika dhe vlera të tjera që jep shembull, përveç nga prezantimi i mësimit edhe nga pamja. Kërkesa prej 100 eurove nuk është e madhe dhe e pajustifikueshme, por edhe qëndrimi i qeverisë i cili në njëafarë forme i kemi dy partnerë – qeveria me një pakicë dhe arsimi me një shumicë të arsimtarëve e profesorëve. Prandaj, dikun ka 85 euro do të kishte dashur të jetë një mesatare për të cilën duhet dhënë hapësirë që askush të mos jetë as humbës dhe as fitues”.

Sipas Kelmendit, kjo është mënyra që duhet të negociohet kjo çështje.

“Në takimin e nesërm duhet të dilet me një mesatare të zgjidhjes në mënyrë që asnjëri – as qeveria dhe as këshilli grevist mos të dalë humbës dhe mos të dalë që kemi bërë grevë 3 javore dhe nuk kemi përfituar atë çka iu takon. Duhet të përfundojë kjo çështje gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që nxënësit të kthehen në shkollë. Edhe këshilli grevist duhet të jetë bashkëpunues”, tha ai.

Kellmendi tutje shtoi që duhet gjithashtu që të përmirësohet edhe cilësia e arsimit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit