“Çika e artë e Kosovës”, Nora Gjakova feston ditëlindjen

- Advertisement -

Kampionia olimpike e Kosovës në xhudo, Nora Gjakova, feston sot ditëlindjen.

Me këtë rast, Federata e Xhudos e Kosovës ka uruar Gjakovën, duke i dëshiruar shëndet, suksese të reja dhe të gjitha të mirat në jetë.

“Urime ditëlindjen, Nora Gjakova! Kampionia Olimpike Nora Gjakova feston sot ditëlindjen. Shëndet, shumë suksese dhe gjitha të mirat në jetë për ty”, thuhet në urimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Nora Gjakova është një nga figurat më të mëdha të sportit të Kosovës,  ndërsa kulmin e karrierës e arriti me fitimin e medaljes së artë olimpike në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Të ngjashme

Të fundit