Këngëtarja, aktorja dhe personazhi televiziv Christina Aguilera paralajmëroi të martën “një shfaqje të re intime, joshëse dhe të sofistikuar”.
“Zhytuni në shkrirjen e artit dhe muzikës”, ka shkruar Aguilera në Instagram. “Voltaire Las Vegas do të më lejojë të jem afër dhe personal me JU për një ndryshim vërtet modern në përvojën e performancës”, raporton Upi.
Aguilera do të nisë rezidencën e saj me një shfaqje më 30 dhe 31 dhjetor, me datat e ardhshme që do të shpallen të premten.