10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Chollet takohet edhe me përfaqësues të Listës Serbe, bisedojnë për situatën politike dhe të sigurisë

- Advertisement -

Nënkryetari i Listës Serbe, Delibor Jevtiq, ka bërë të ditur se përfaqësues të këtij subjekti janë takuar me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kanë biseduar  për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.

Jevtiq ka shtuar se në takim të pranishëm kanë qenë edhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Chollet, gjatë qëndrimit në Kosovë, u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit