Rezidenca luksoze në liqenin e Komos “Vila Matilda” e blerë nga familja Ferragnez një vit më parë për pesë milionë euro do të shitet.
Lajmi i përhapur në mediat italiane po bën xhiron e internetit pai Villa Matilda, një rezidencë në tre kate, me një pishinë dhe një park afërsisht 1000 metra katrorë – ishte shtëpia e ëndrrave të ish-çiftit.
Të dy e blenë atë në janar 2023 dhe kaluan fundjavën e parë familjare atje në korrik.
Më pak se një vit më vonë, gjithçka ndryshoi.