28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Chelsea prezanton transferimin e parë të verës

- Advertisement -

Chelsea ka konfirmuar transferimin e Tosin Adarabioyo nga Fulham.

Adarabioyo do të arrijë në Stamford Bridge si një transferim i lirë kur kontrata e tij me Fulham të skadojë zyrtarisht në fund të këtij muaji.

Ai me të Kaltrit ka nënshkruar jë kontratë katërvjeçare, deri në verën e vitit 2028.

Tosin përfundoi testet mjekësore në fillim të kësaj jave dhe është nënshkrimi i parë i Enzo Maresca që kur u bë trajner i Chelseat.

Aftësia e 26-vjeçarit në top dhe lartësia tërhoqi vëmendjen e Chelseat dhe largimi i veteranit Thiago Silva ka hapur një boshllëk në skuadër në qendër të mbrojtjes.

Tosin bëri 20 paraqitje në Premier League gjatë sezonit 2023/24, duke shënuar dy gola.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit