Chelsea po interesohet për yllin 46-milionësh të Barçës, Alonso do flasë me të privatisht

- Advertisement -

Chelsea e mposhti Manchester Unitedin me rezultat 2-0 në fundjavë dhe po duket si një pretendente serioze për të përfunduar në mesin e pesë skuadrave të para në Premierligë këtë sezon.

Megjithatë, “Blutë” kanë nevojë për përforcime të tjera nëse duan të konkurrojnë me Arsenalin dhe Manchester Cityn për titullin e kampionit.

Sipas “TEAMtalk”, Chelsea tashmë po planifikon ta përforcojë repartin defensiv dhe e ka identifikuar mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, si një përforcim të mundshëm.

Francezi mund të largohet nga klubi katalunas, pasi kohëve të fundit ka humbur rëndësinë në planet e Hansi Flickut.

Xabi Alonso pritet ta diskutojë privatisht interesimin e tij dhe të Chelseat për Kounden drejtpërdrejt me futbollistin. Interesimi i klubit londinez për francezin nuk është i ri, pasi ata e kishin ndjekur atë që nga koha kur luante te Sevilla, përpara se ai të transferohej te Barcelona.

Gjatë javëve të fundit, preferenca e Flickut për futbollistë si Gerard Martin dhe Pau Cubarsi në qendër të mbrojtjes, si dhe João Cancelo dhe Xavi Espart në krah, ka bërë që Kounde të qëndrojë kryesisht në stol. Për këtë arsye, ai tashmë mund të jetë i hapur për një kalim në Premierligë.

Jules Kounde është një mbrojtës i shkëlqyer dhe gjatë dy sezoneve të fundit te Barcelona e ka përmirësuar ndjeshëm lojën e tij si mbrojtës i djathtë, pavarësisht se pozita e tij natyrale është ajo e qendërmbrojtësit. Cilësitë e tij do ta ndihmonin ndjeshëm Chelsean.

27-vjeçari është shumë i qetë me topin në këmbë dhe ndihmon në ndërtimin e aksioneve nga prapavija. Ndërsa pa top është i shpejtë, di ta mbajë nën kontroll kundërshtarin, ndërhyn me saktësi dhe është i aftë të fitojë duele fizike, pavarësisht shtatit të tij jo shumë të gjatë.

Përvoja te Sevilla dhe tashmë te Barcelona i ka dhënë njohuri të shumta për nivelin më të lartë të futbollit, ndërsa mosha e tij e bën një opsion shumë të mirë për Chelsean në planin afatmesëm, në fazën më të mirë të karrierës.

Kounde mund të kërkojë garanci për rolin që do të kishte te Chelsea, pasi arsyeja kryesore e largimit të mundshëm nga Barcelona do të ishte rikthimi i rëndësisë dhe minutave të rregullta në fushë. Mbetet të shihet se çfarë planesh ka Xabi Alonso për francezin, vlera e të cilit në “Transfermarkt” vlerësohet në 46 milionë funte.

Të ngjashme

Të fundit