Chelsea e kishte kthyer në pritoritet transferimin e Edson Alvarez në “Stamford Bridge”, por një kalim i tillë nuk u realizua dot.
Sipas “Evening Standard”, përsëri blutë e Londrës nuk kanë hequr dorë nga trasnferimi i lojtarit, teksa do të tentojnë në janar për të siguruar shërbimet e tij.
Chelsea do të kontaktojë përsëri Ajax gjatë merkatos së janarit për të bërë të mundur gjetjen e një marrëveshje, ndërsa kujtojmë se skuadra angleze afroi 40 milionë funte për lojtarin por kampionët e Eredivizies nuk pranuan.